Ka përfunduar me sukses ndërhyrja restauruese e një vepre arti që i përket koleksionin të ikonave në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat.

Bëhet fjalë për ikonën e “Shën Joan Pagëzorit”,që daton në vitin 1835 dhe është vepër e autorit të njohur Naun Çetiri (i biri i Johan Çetirit). Vepra paraqiste shumë problematika si: degradim verniku,abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtim dhe mungesë grundi,plasaritje të panosë së drurit si dhe depozitime papastërtish të ndryshme.

Pas një pune restauruese prej më shumë se 1-muaji,restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës arritën në rezultatin e dëshiruar,duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e kësaj vepre të rallë. Sipas restauratorëve, kjo vepër e shpëtuar jo vetëm që pasuron koleksionin e Muzeut Ikonografik Onufri por plotëson edhe kronologjinë në artin e autorëve ikonografë Çetiri.

Ikona e Shën Joan Pagëzorit, pas ndërhyrjes restauruese 1-mujore,tashmë i është shtuar ekspozimit ikonografik në Muzeun Onufri,për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb