BERAT – Një operacion masiv antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Skrapar e Berat. Aksioni policor u zhvillua në fshatin Përparim, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë.

Policia bën me dije se në 3 banesa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike.  Në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente është përafërsisht 1.5 ton por mund të shkojë deri në dy, shkruhet në njoftimin e policisë. 6 persona janë shoqëruar në polici si të lidhur me lëndën narkotike, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb