BERAT

Një 20 vjeçar është kapur nga policia, në tentativa për të vjedhur një banesë. Sipas policisë, i riu me iniciale S.K 20 vjeç, banues i lagjes “Donika Kastrioti” në Berat u kap mat në tentativë për të vjedhur banesën e shtetases S.M 25 vjeç.

“Fal reagimit të shpejtë të policisë kapet një 20 vjeçar në tentativë për të vjedhur një banesë. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K, 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të vjedhur banesën e shtetases S.M, 25 vjeçe, banuese në Berat, u kap në flagrancë nga policia. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Vjedhe e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 i Kodit Penal.”-njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb