BERAT-Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi akuzohen për mashtrim.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Sajmir Vojkollari ndërsa kanë shpallur në kërkim J.G 40 vjeç.

Sipas policisë personat e mësipërm u kanë marrë para disa qytetarëve duke u prezantuar si drejtues të FSHZH. Vojkollari dhe 40-vjeçari i shpallur në kërkim kanë qenë dënuar më parë për vjedhje.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: