SARANDË- Pas pothuajse 3 vjetësh hetime, Policia e Sarandës ka mundur të zbardhë më në fund vjedhjen misterioze të një të moshuari.

Në vitin 2012, të moshuarit iu vodhën plot 10 mln lekë të vjetra në banesë dhe ai menjëherë e denoncoi ngjarjen. Por vetëm sot Policia ka mundur ta zbardhë përfundimisht atë. Vjedhja, sipas provave është kryer nga nusja e djalit të të moshuarit.

Kjo e fundit ka rënë në pranga, së bashku me të dashurin e saj. Ajo është Lorena Arapi, 24 vjeç, nga Berati ndërsa i dashuri i saj është identifikuar si Adiol Çifliku, 28 vjeç edhe ai nga Berati. Sipas hetimeve, Lorena me Adiolin kishin planifikuar së bashku vjedhjen e parave të vjehrrit të saj, Skënder Arapit. Lorena, nënë e dy fëmijëve, jeton në Lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, së bashku me bashkëshortin dhe vjehrrin.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: