Berati i UNESCO-s ka ndezur dritat e festave. Fillimisht janë ndezur dritat e pemës tradicionale të Krishtlindjeve, e cila është vendosur këtë vit në mes të lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë” dhe më pas vellullimi i dritave ka mbuluar gjithë qytetin.

Dritat festive, të vendosura në të gjitha hapësirat publike të qytetit antik të Beratit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar atë në një qytet vërtet “magjik”. Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, dritat e të cilave kanë reflektuar si një “ylber” mbi lumë. Banorët ndihen të gëzuar me atmosferën festive që është krijuar në qytet, ata i sheh të dalin përgjatë Pedonales dhe në rrugët e zbukuruara, jo vetëm për të shijuar atmosferën ndriçuese por edhe për të bërë “foto”, si kujtime të bukura familjare në këtë muaj festash.

Shtëpia me drita, e improvizuar si kuti dhuratash, Babagjyshi me karrocën e tij e drerët si dhe tuneli me drita përgjatë lulishtes mbeten vendet më të pëlqyera për tu parë e për foto nga beratasit, sidomos fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: