Berati është nga një qytetet më të bukura që kemi. Për mua është qyteti i gjyshes. Sa herë që vij këtu, gjej një vend edhe them: “Ka kaluar gjyshja ime te kjo urë? Ka qenë gjyshja ime te kjo kishë?” Këtë ka Berati. Mund të këtë qenë gjyshja jote, mund të vish ti, fëmija yt dhe fëmija e fëmijës tënd. Kaq i vjetër është, kaq i lashtë është dhe kaq i bukur është dhe kaq yni është. Plot me ura, me kisha maje mali, me dritare një mbi një, me historinë unike të kodikëve, me tregime familjesh të mëdha. Por mbase ne nuk e dimë, nuk e kuptojmë, sa ç’e kuptojnë ata që mbushin këtë vend, që vijnë në verë, përveçse këtë vit, por do të jenë mot patjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Do të jenë gjithmonë, të huajt që e kanë vlerësuar dhe çmuar si një prej qyteteve më të bukura të Shqipërisë. Por unë nuk vij për këtë me qejf këtu, por për gjyshen time, për të kaluarën e saj, për lagjen ku ka jetuar dhe është përballë Goricës, është Mangalemi. Por të dyja këto lagje që rrinë e shikojnë njëra-tjetrën më duken njësoj të dashura. Këto lagje që lidhen nga ura e lashte e Goricës. Këto lagje që i ndan lumi i përrallave të mia, përralla që ua ia tregoj tani sime bije, Alanës.

Rudina Te Hani i Xheblatit

Rudina Xhunga: Ec e ec nuk mbarojnë shkallët për te Hani i Xheblatit.

“E dua Beratin!”- thotë këtu poshtë. E dua sepse më lë pa frymë. S’i kemi lajmëruar. Inshallah ka njeri. Të gjetëm, të gjetëm.

Leka: Urdhëroni, urdhëroni! Ju s’keni nevojë të trokisni, jeni të shtëpisë. Jeni të shtëpisë duhet të hyni vetë pa trokitur.

Rudina Xhunga: Mirë se të gjej!

Leka: Mirë se erdhët!

Rudina Xhunga: Oh sa bukur! Na ka marrë malli për këtë vend kaq të bukur.

Leka: Mirë se na erdhët!

Rudina Xhunga: Mirë se ju gjetëm! Jeni shtuar më thanë, keni bërë gjëra të reja.

Leka: Po shumë të bukura.

Rudina Xhunga: Lum ne që do të kënaqemi këtu. Oh sa i bukur është ky vendi!

-Si e ka ermin kjo çupa

-Alana

Rudina Xhunga: Kjo është stërmbesë Berati. E kemi të Beratit. Uuu Alana. Po bakllavanë për Alanën e keni bërë ju?

Leka: Po. E ka bërë Ana kastile për miq. Shiko sa të mirë e kemi bërë!

Rudina Xhunga: Po më fal mos të të hapet oreksi këtu? Me gjithë këto gliko dhe çfarë s’keni bërë. Këtë po mendoja Leka. Nuk ka lule si në Berat. Nuk ka aromë siç e kanë lulet e Beratit. Unë në shtëpi këto kam pasur.

Leka: Janë origjinale.

Rudina Xhunga: Unë kam pasur këtë karafilin e Beratit.

Leka: E keqja është se nuk i mban dot gjithë kohës.

Rudina Xhunga: Po ti ku i ke, ku i merr këto, nuk i ke të mbjella?

Leka: Këto i ka të mbjella çupa.

Rudina Xhunga: Ah sa mirë kujdesen! Çfarë arome ka, çfarë arome të sjellin! Lëre pastaj të mos filloj të flas për këto. Kur flet për një qytet ti mendon të tregosh muzetë e qytetit, historinë e qyteti. Po more po, patjetër, por historia e një qyteti janë dhe ushqimet e tij, glikotë e tij. Glikotë e Beratit janë ato që vijnë nga stërgjyshja te vajza, te mbesa, ajo pastaj ia kalon mbesës. Por këtu te Hani i Xheblatit ka dhe një histori të bukur. Nuk është punë grash, por punë burrash. Leka nuk do. “Jo,”- thotë, “s’flas unë për këto gjëra. Pyet për gjëra të tjera.”

Leka: Jo se nuk dua të flas, po është puna që kjo është mësuar në mënyrë artizanale. Nga dëshira për të patur këto lloj glikoje.

Rudina Xhunga: Nga dëshira, apo nga halli që s’i bënte gruaja kaq të mira?

Leka: Jo se edhe gruaja i bën, se është nga Përmeti ajo, i di të tëra. Por meqenëse ia bën burri, është në rregull ajo.

Rudina Xhunga: Ja e shikon si janë burrat nga Berati! Kurrë nuk e thonë një fjalë të keqe për gruan. Asnjëherë.

Leka: Është e zënë me punë. Meqenëse është në farmaci është gjithë kohës e ikur.

Rudina Xhunga: Kjo më solli mua këtu. Kur erdha për herë të parë këtu më solli Gazi, edhe më tha Leka: “Të të sjell një gliko që e kam bërë unë!” dhe unë qesha. “Unë e kam bërë vërtetë”. Por nuk e di cilën provova atëherë, po ti i ke shtuar tani. I ke shtuar shumë.

Leka: Qershinë provove ti.

Rudina Xhunga: Atëherë provova qershinë. Më trego pak si e bëjmë qershinë ne? Që është e vjetër, kjo është e kohës së qershisë.

Leka: Zakonisht të gjitha këto glikotë që janë traditë e Beratit, janë të vjetra. Edhe shalqiri, edhe fiku i egër.

Rudina Xhunga: E di si është lëngu? Çfarë Përmeti more, çfarë Përmeti, s’ka si te Leka.

Leka: Përmeti ka ato karakteristikat e tij dhe gjëra të tjerë.

Rudina Xhunga: Nuk e shesim gruan ne për qamet.

Leka: Por glikotë janë traditë në Berat.

Rudina Xhunga: Unë mbaj mend, gjyshja ime bënte kumbullën. Kjo është kumbulla?

Leka: Kjo është kajsi.

Rudina Xhunga: Kajsinë jo. Gjyshja ime bënte kumbullën, portokallin, qershinë. Mamaja ime mësoi prej gjyshes. Dhe mamaja gatuante si nga Berati. Gatuante portokallin, shalqirin, qershinë dhe kumbullën.

Leka: Kjo është e ftoit.

Rudina Xhunga: Ftua bënin, po e quanim më shumë reçel. Nuk e quanin kaq të rëndësishme.

Leka: E pra si reçel. Edhe kjo si reçel është, serviret në mëngjes.

Rudina Xhunga: Ndërsa kumbullën e kishim aq të trashë lëngun sa unë e vogël fusja gishtin dhe më ngelej atje. Dihej që duhet të nxirrnin gishtin tim çdo mëngjes nga glikoja. Flas dhe më lëshon goja lëng nga kujtimet.

Leka: I ke ngrënë shumë dikur. Më tepër do kujdes glikoja, sesa ndonjë profesion.

Rudina Xhunga: Për shembull, shalqiri vihet akoma në gëlqere?

Leka: Vihet, vihet.

Rudina Xhunga: Po përse vihet në gëlqere shalqiri?

Leka: për t’u forcuar. Pasi e merr shalqirin dhe i heq lëkurën e trashë. Pastaj qëron pjesën jeshile të gjithë, e pret copa-copa në formën që do ti, të jetë e pëlqyeshme sipas idesë që kemi ne beratasit dhe i fut në gëlqere për 3-4 orë që të forcohen. I nxjerr pastaj, i shpërlan disa herë sa t’u ikë gëlqerja. U jep një valë në fillim, pak fare sa t’u ikë gëlqerja dhe ia zbraz atë ujin. Pastaj i vë të ziejnë.

Rudina Xhunga: Kumbullën e ke ndarë në mes ë? Normale, se unë mbaj mend ca kumbulla të mëdha, italiane u thoshim ne. Po rrezik se edhe rrënjët e kumbullave në Berat i merrnin.

Leka: Edhe këtyre vlonjateve, ato të zezat që hapen shumë u heqim vetëm bërthamën.

Rudina Xhunga: Kjo është kumbull vlonjate, apo jo?

Leka: Jo, kjo është kumbull e vendit. Nuk e di si i thonë këta këtu në Berat.

Rudina Xhunga: Ne i thoshim kumbull italiane, asaj të madhes. Nuk e di.

Leka: Nuk është shumë e madhe kjo. Dhe pasi e qëron kumbullën, që i heq vetëm bërthamën, e përgatit, fut edhe bajamet. I qëron bajamet, i pjek, u jep një skuqeje dhe i fut brenda te kumbullat. Bëhen shumë të shijshme.

Rudina Xhunga: Unë po të rri të vazhdoj këtu intervistën, vazhdoj pafund dhe i mbaroj së ngrëni të gjitha dhe me ç’duket kam filluar të tregoj.

Leka: Ti ha çfarë të duash. Tani do të tregoj për qershinë, se ajo është më popullore, që përdoret më shumë. Qershive, pasi ia heq bërthamën të gjithave i shpërlan dhe i lë të kullojnë. Pasi kullojnë i hedh në tenxhere, të madhe siç i kemi zakonisht edhe u hedh sheqerin sipër, duke e lënë me pak valë, sa të shkrijë komplet sheqeri. Vetëm duhet t’i rrimë gjithë kohës te koka.

Rudina Xhunga: Kështu që ti rri.

Leka: Po, kur bëj këto rri.

Rudina Xhunga: Lum gruaja nga Përmeti që e ka marrë burrin nga Berati. Leka kjo më duket e vjetër.

Leka: Po e vjetër është.

Rudina Xhunga: Sepse kështu është shtëpia e Lekës. Shtëpia e miqve të Lekës është e gjitha e mbushur me gjëra të vjetra, të hershme që i bëjnë dhomat e kësaj shtëpi miqsh nga më të bukurat në Berat. Ke pasur plot këtë vit?

Leka: Sipas kohës, tek-tuk.

Rudina Xhunga: Por ti nuk dorëzohesh?

Leka: Pse do të dorëzohem unë? Gjatë gjithë kohës kam punuar me mendimin që të bëj diçka të bukur. Që dhe ai tjetri që të vijë ta pëlqejë. Vjen një herë, ua rekomandon edhe të tjerëve dhe të vijë vetë prapë. Siç ka pasur beratas që janë kthyer.

Rudina Xhunga: Tani nga Shqipëria ke pasur turistë? Apo nga Shqipëri s’do shumë ti, i do të huaj?

Leka: Jo si nuk dua. Sivjet shumë ishin nga Shqipëria. Shumë pak kishte të huaj.

Rudina Xhunga: Më the që do të hapje restorant, e hape?

Leka: Po, është poshtë.

Rudina Xhunga: E hape dhe restorantin ë? E çfarë pandemie, ku ka pandemi t’i prishë punë njeriut që punon. Ai vetëm punon.

Leka: Tani një amerikane kam këtu.

Rudina Xhunga: Është një amerikan këtu. E shqetësojmë ne që po bërtasim.

Leka: Jo, jo doli ajo. Është një grua. Ka një javë.

Rudina Xhunga: Një javë? Po kush ikën nga shtëpia jote. Ku iket që këtu. Të vini te shtëpia e Lekës, të vini në të gjitha shtëpitë e Beratit! Se këtu edhe në dimër është ngrohtë. Ja tani është dimër dhe unë po shikoj ato bletët që janë mbledhur te kamera dhe nuk po ndahen. Se kështu është, ka mjaltë këtu në Berat.

Se nuk ka si rrugicat e Beratit. Kudo që shkon e gjen një gjë të ndalosh. E gjen një gjë që ta merr mendjen.

-Rudina! Si jeni?

Rudina Xhunga: Mirë.

-Mirë se na erdhët në qytetin tonë. Nuk ke di a ju ka pëlqyer…

Rudina Xhunga: Po të xhiroj, ka problem?

-Jo s’ka problem.

Rudina Xhunga: Jo më ka pëlqyer, po nuk kam fjalë. Prandaj vij gjithmonë. Vij gjithmonë në Berat, sidomos te kjo rrugica juaj.

-Më bëhet qejfi. Faleminderit shumë!

Rudina Xhunga: Ju ku e keni shtëpinë këtu?

-Ja këtu.

Rudina Xhunga: Mbi Hanin e Xheblatit?

-Po

Rudina Xhunga: Po ju bëni gliko si Leka?

-Po bëjmë. Edhe ne presim turistë. E kemi një guest house.

Rudina Xhunga: Këtu çdo rrugicë është plot me guest house, plot me shtëpi miqsh. E di çfarë dua unë se glikonë e mora të Leka? Te ti do të marr një rrënjë lulesh. Çfarë lulesh ke ti?

-Çfarë të pëlqen ty mund ta marrësh.

Rudina Xhunga: Jo çfarë më pëlqen mua, çfarë më thua ti? Për shembull unë kam në mendje karafilat e Beratit, apo ka ndonjë gjë tjetër tani?

-Po, karafila kemi plot. Është edhe koha që mund të mbillen tani.

Rudina Xhunga: Mbillen karafilat tani?

-Po.

Rudina Xhunga: Se unë nuk e bëj dot atë ballkonin tim si kjo rrugica, por çik Berat e dua në shtëpi. Çik Berat e dua në shtëpi, edhe në shpirt.

Rudina te Shtëpia e Mishaxhinjve

Rudina Xhunga: Ja dhe shtëpia. “Rehabilitojmë trashëgiminë tonë të përbashkët evropiane.” Domethënë është shtëpi monument kulture.

Spiro Mishaxhiu: Është monument kulture, por vlen të theksohet se është kategoria e parë. Mbi 250-vjeçare.

Rudina Xhunga: 250-vjeçare është shtëpi?

Spiro Mishaxhiu: Mbi 250-vjeçare me thënë të drejtën.

Rudina Xhunga: Më shumë se aq. Shtëpia e Mishaxhinjve

Spiro Mishaxhiu: Po Shtëpia e Mishaxhinjve, që është edhe mbiemri i familjes sime. Ndërkohë unë jam Spiro.

Rudina Xhunga: Spiro Mishaxhiu. Na e hap derën Spiro.

Spiro Mishaxhiu: Ndërkohë po ju tregoj një mënyrë se si e hapim derën. Ky është çelësi. Është pak e vështirë për t’u hapur, por ne do ta hapim.

Rudina Xhunga: Këtë çelës përdor gjithmonë?

Spiro Mishaxhiu: Këtë përdorim gjithmonë.

Rudina Xhunga: Dhe kjo derë mbyllet me këtë çelës?

Spiro Mishaxhiu: Po, aty e ke mbyllur. Ndërkohë, aty është e hapur. Për ta hapur derën tërheqim këtë litarin. Dhe dera u hap.

Rudina Xhung: Oh çfarë shtëpie.

Spiro Mishaxhiu: Ndërkohë do të zbresim në ambientin e oborrit, i cili është plot me portokalla. dhe mandarina.

Rudina Xhunga: Spiro e keni lidhur qenin?

Spiro Mishaxhiu: Po, po është i lidhur.

Rudina Xhunga: Sepse po e dëgjoj që po më përshëndet.

Spiro Mishaxhiu: Përshëndetjen e bën ai.

Rudina Xhunga: Çfarë shtëpie!

Spiro Mishaxhiu: Ndërkohë do të vazhdojmë në këtë drejtim, do të shikoni bukurinë e shtëpisë. Këtu jemi në katin përdhese, ose në katin e parë. Dhe në një prej katonjve kemi ambientuar një muze etnografik siç e kemi quajtur ne. Mund të vini dhe ta shikoni.

Rudina Xhunga: Oh sa bukur! Këtë e ke bërë ti?

Spiro Mishaxhiu: Po, unë bashkë me babanë tim. Rudina këtu kemi pak a shumë çdo gjë që i duhet një familjeje shqiptare për të jetuar. Kemi shtretërit. Dihet në periudhën e antikitetit njerëzit shtriheshin, flinin dhe hanin përdhe. Këto janë shiltet.

Rudina Xhunga: Ky është qilimi. Unë e kam pasur të kuq.

Spiro Mishaxhiu: Këtu kemi kazanin e rakisë. Rakia jonë karakteristike që ju do të pini.

Rudina Xhunga: Vijnë të huajt, e pëlqejnë shumë? E shohin këtë momentin?

Spiro Mishaxhiu: Në momentin që ndodhen këtu dhe unë flas, ata zihen me njëri-tjetrin sepse duan të dëgjojnë historinë.

Rudina Xhunga: E zëmë se unë jam e huaj, më fol mua. Çfarë gjuhe u flet, carë i thua një njeriu kur je guidë.

Spiro Mishaxhiu: Unë të flas në gjuhën…

Rudina Xhunga: Në gjuhën në të cilën të vijnë më shumë të huaj.

Spiro Mishaxhiu: Unë mund të flas në gjuhën angleze, italiane. Janë edhe italianë, edhe anglishtfolës.

Rudina Xhunga: Fol carë të duash, vetëm më fol pak tani.

Spiro Mishaxhiu: Is a pleasure to have you here, as e special guest. This is a small room that the albanian families used to live during the anticity time. Here se have to small bads, and here se have table, and the places that people used to sit all around and they use to eat their breakfast, lunch and diner.

Rudina Xhunga: Please can I have some raki?

Spiro Mishaxhiu: For sure. But we sill go to the sekond floor and you sill have the raki.

Rudina Xhunga: OK. “We can go now. Më pëlqen, ti përveçse ke këtë shtëpi të bukur ke edhe guidë.

Spiro Mishaxhiu: Po, po, është pjesë e pasionit tim. Ndërkohë do të ndalesha vetëm një çast, këtu kemi sëndukun e nuses, i cili është i vitit 1914.

Rudina Xhunga: Mos më thuaj që ke edhe ndonjë pajë aty.

Spiro Mishaxhiu: Paja është, por është sekrete. Ndërkohë që këtu kemi dokumente origjinale të periudhës së komunizmit, kjo është nëna ime, gjyshi dhe stërgjyshi im i cili ka qenë një kërcimtar profesionist dhe ka qenë i ftuar në dasmën e Mbretit Zog. Ndërkohë ajo atje që është shumë e veçantë është një pille. Pilletë kanë qenë të futura treçereku nën tokë dhe mbanin ujin të freskët dhe të ftohtë.

Rudina Xhunga: Më fal se po më çudit. Ne i thoshim kështu në shtëpinë tonë, pille.

Spiro Mishaxhiu: Pille i themi dhe ne.

Rudina Xhunga: Pse e ka këtë emër?

Spiro Mishaxhiu: Të them të drejtën nuk ta jap dot origjinën e fjalës, por pilletë kanë qenë të futura treçereku nën tokë.

Rudina Xhunga: Ne vinim edhe rrushin aty, kur donim të bënim raki ose verë.

Spiro Mishaxhiu: Ne këtu vendosnim ujin, edhe vajin e ullirit sepse Berati është i njohur për vajin e ullirit. Këtu gjithçka qëndronte e freskët dhe e ftohtë.

Rudina Xhunga: Unë këtu kur vij kthehem në origjinë. Ky është Berati për mua, kthim në origjinë. Kthim te vetja, kthim te fjalët që më kujtohen nga fëmijëria por më kanë ikur nga kujtesa, nuk i mbaj mend të gjitha. Ja e gjeta këtu një tjetër gjë nga fëmijëria.

Spiro Mishaxhiu: Këtu jemi te divanana ose ballkoni në gjuhën më moderne. Siç mund ta shikoni kjo pjesë e shtëpisë ka mbetur ashtu siç ka qenë.

Rudina Xhunga: Kjo ka qenë kështu?

Spiro Mishaxhiu: Kjo ka qenë kështu siç e shikoni tani. Trarët janë pa tavan, si rregull duke respektuar trashëgiminë kulturore, nuk na lejohet të vendosim tavan dhe as unë nuk jam interesuar të vendos tavan. Nga këtu kemi një pamje shumë të bukur të qytetit të Beratit.

Rudina Xhunga: Ah sa bukur. Dhe këtu i ke të gjitha të vjetra, të asaj kohe.

Spiro Mishaxhiu: Pjesa më e madhe, janë të gjitha të vjetra. Tavani, dritaret.

Rudina Xhunga: Shiko, shiko, të gjitha të vjetra. Bufeja, kolltukët.

Spiro Mishaxhiu: Janë bërë disa modifikime, kuptohet. E veçantë për t’u thënë, janë këto dy dritaret e sipërme, pasi është një kat tjetër. Këto quhen mafile, në kohën e antikitetit, aty qëndronin gratë të cilat shërbenin drekën ose darkën, për burrat e shtëpisë. Dhe atyre nuk u lejohej të flisnin, por vetëm të dëgjonin dhe shikonin. Dhe në momentin që diçka mungonte, për shembull rakia që e kemi këtu dhe ju do ta provoni, ato vinin dhe e shërbenin.

Rudina Xhunga: Ah moj gra, moj gra. Si ka ecur koha. Ju dikur shërbenit raki dhe nuk nxirrnit dot as kokën nga hekurat, ja vij unë tani në 2020, dhe pi raki edhe për ju. Gëzuar.

Spiro Mishaxhiu: Rakia është jo industriale, është e bërë vetë në shtëpi.

Rudina Xhunga: E di kjo të zë e të bën tapë, kështu që unë vetëm sa e prek. Edhe pamjen e paskeni shumë të bukur.

Spiro Mishaxhiu: Pamjen mund ta shkoni. Atje midis reve ndodhet mali i Tomori, mali i zotave, mali i tretë në Shqipëri. Në drejtim kemi qendrën e Beratit. Dhe e gjithë kjo bahçe këtu është pronë e imja.

Rudina Xhunga: Këtë bahçen këtu e ke ti?

Spiro Mishaxhiu: E gjitha kjo këtu është pronë e imja, dhe babi im mban gjithashtu edhe pula deti.

Rudina Xhunga: Po ku janë ato?

Spiro Mishaxhiu: Ato janë duke kullotur në bahçe.

Rudina Xhunga: Po bëhen gati për Vitin e Ri.

Spiro Mishaxhiu: Ndërkohë për rakinë që ju provuat, është i bërë nga rrushi i bahçes. Babai im prodhon raki kumbulle dhe raki rrushi.

Rudina Xhunga: I lumshin duart babait tënd, dhe ti që e tregon se çfarë bëni. Të ka shkuar ndonjëherë në mendje ta lësh këtë shtëpinë e të ikësh nga Berati, apo do vetëm ta shtosh dhe ta tregosh?

Spiro Mishaxhiu: Jo, unë duke u marrë me turistë, shpresoj që në të ardhmen këtë shtëpi ta kthej në një bujtinë ose një guest house, me 5 apo edhe 10 dhoma. Dhe të punoj me turistët. Ëndrra ime është të kem agjencinë time turistike dhe pak nga pak me kontaktet e duhura, me njerëz të mirë dhe profesional siç jeni edhe ju do t’ia arrij qëllimit.

Rudina Xhunga: Epo ty të erdhi fati, sot. (qesh)

Rudina te Lisi Prokopisë në Paftal

Rudina Xhunga: Ec e ec për të ardhur nga Berati te Ballkoni i Beratit, nga këtu i shikon të gjitha. Ju i thoni Ballkoni i Beratit, edhe unë jam tek Lisi, që ju Kamber e quani 250 vjeçar por në fakt është mbi 270 vjeçar. Është lisi i Prokopisë. Këtu po të ra një lente lisi në kokë të vjen pare e madhe, mua sa po më ra një. Prandaj vijnë te ky lisi. A bëjnë ndonjë adet këtu, e prekin apo vetëm e shikojnë, bëjnë fotografi?

Kamberi: Jo, jo.

Rudina Xhunga: Po shkoni more shkoni, prekeni.

Kamberi: E kemi të shenjtë.

Rudina Xhunga: Në fakt kjo ka ndodhur, kështu shkruan këtu që banorët e zonës, të fshatit Paftal të Beratit, fshatit rrëzë Shpiragut, nuk e kanë prekur kurrë këtë lis, e kanë lënë kështu siç është. Vetëm është mirëmbajtur. Dhe ti këtu ke bërë restorantin te Ballkoni i Beratit. Po mirë përveçse të shohësh lisin, çfarë mund të hash këtu te ti? Këtu te oxhaku në dimër?

Kamberi: Këtu në dimër te oxhaku, preferohet mishi i qengjit, zogjtë.

Rudina Xhunga: Të zonës të gjitha?

Kamberi: Po të gjitha të zonës.

Rudina Xhunga: Ullinjtë e zonës, djathi, çfarë nuk keni këtu.

Kamberi: Edhe të gjitha llojet e frutave të sezonit i kemi.

Rudina Xhunga: Të gjitha. Kjo është nga sezonet më të bukura të Beratit, fundi i vjeshtës, fillimi i dimrit. Që mund të dalësh me këmishë dhe të futesh këtu te restorantet e Paftalit, dhe të vish te Ballkoni i Beratit, dhe të bësh fotografi. Vijnë shumë këtu, nga Tirana, Berati?

Kamberi: Po vijnë shumë, nga të gjitha rrethet.

Rudina Xhunga: Sot pamja nuk duket mirë, siç duket nuk është dita e duhur për të parë Tomorin.

Kamberi: Këtu përballë nesh dallohet komplet edhe Berati, se ndaj ia kemi vënë këtë emër Ballkoni i Beratit.

Rudina Xhunga: Vetëm hajde dhe shijoje, se nuk shikohet Berati vetëm në Berat. Çfarëdo të kesh ngrënë e ngado te kesh ardhur nga dreka, kur të vijë pasditja, duhet patjetër të provosh ëmbëlsirën e Beratit. Ëmbëlsira e Beratit, është franceze, quhet Mont Blanc.

Mont Blanc i Beratit. E solli një kuzhinier i turizmit të Beratit, në vitet ’70, edhe ngeli këtu për të mos ikur kurrë. Që atëherë në turizmin e Beratit, ka vetëm Mont Blanc. Janë të gjitha, siç është torta e turizmit e të tjera siç ka në çdo turizëm Shqipërie, por Mont Blanc ngeli. Kjo receta që të shtrin përtokë, aq e ëmbël është. Me të bardha vezësh të rrahura dhe ajkë qumështi, por ama ta hash shton aq shumë kile, duke ngrënë Mont Blanc sa edhe kënaqësi. Kënaqësinë për Mont Blank e Beratit. Kur të vish në Berat, mos e harro, kërkoje!

Rudina te artistja e gurëve

Rudina Xhunga: E ka lidhur fëmijë këtu? Sepse ka halle të tjera, do të shohë celularin.

Llambrini Dëna: Po e ka lidhur. Është një nënë moderne, do t’i bëjë të dyja punët në të njëjtën kohë. Edhe bebin edhe celularin. Këtu kam ruajtur këtë ciklin e mamave.

Rudina Xhunga: Si kanë nisur mamatë, faqe më faqe.

Llambrini Dëna: Faqe më faqe duke i dhuruar dashuri njëra-tjetrës.

Rudina Xhunga: Të bëjnë përshtypje këto mamatë moderne?

Llambrini Dëna: Mamatë moderne shiko të bëjnë përshtypje për momentin. Duan të kapin kohën. Nuk kanë faj edhe ato, për sakrificën që bëjnë.

Rudina Xhunga: Edhe ti duhet të kesh sakrifikuar shumë?

Llambrini Dëna: Po unë po. Kështu që flasim për ato që duan të kapin kohën, kohën e mirë të punës së tyre.

Rudina Xhunga: S’ka më kohë, koha.

Llambrini Dëna: E pra.

Rudina Xhunga: Kjo mbaroi? Ku do të shkojë tani?

Llambrini Dëna: Kjo mbaroi do të shkojë lart. Por sa arriti të përfundojë, unë baltën e trajtoj si ky fëmija. E ledhatoj, e modeloj, sepse ky lloj modelimi është një lloj ledhatimi i baltës. Aq në zemër dhe në shpirt ajo jeton tek mua. Deri sa unë i jap formë asaj, sipas idesë që kam.

Rudina Xhunga: Kjo nuk është pjekur akoma?

Llambrini Dëna: Jo nuk është pjekur akoma. Do të thahet, pikturohet sepse mund të fus pak ngjyrë.

Rudina Xhunga: Kështu që mos ta prek unë, sepse po e preke ngjisin shumë.

Llambrini Dëna: Jo nuk ka gjë, sepse kjo është gjysmë e ngurtësuar.

Rudina Xhunga: Vemi lart atje ku do të vejë edhe kjo kur të jetë gati! Kjo është studio ku rrinë të gjitha. Këtu ekspozohen të gjitha. Çfarë janë këto katër shoqet që flasin?

Llambrini Dëna: Telefoni i prishur.

Rudina Xhunga: O sa na ka marrë malli, për këto lojëra. Si lozin tani mbesat e tuaja, me se lozin?

Llambrini Dëna: Tani lozin me nga më të ndryshmet, po u mbetet telefoni në dorë atyre. Kurse dikur loznim telefoni i prishur.

Rudina Xhunga: kjo është e bukur, që ti në momentin që nuk gjete më furrë, kur mbete pa mundësinë për të bërë qeramikën, ti gjetet vetveten dhe shpike vetveten në gurë zalli. Kjo është e mrekullueshme. E mban mend të parën, momentin e parë?

Llambrini Dëna: E mbaj mend, por nuk e kam atë punën e parë. Se ashtu erdhi, duke qenë një platformë jo e rregullt, sepse unë po bëja provat dhe ishte një platformë jo e rregullt. Bëra një familje robotësh. Doli bukur, e ekspozova, por me kalimin e kohës u prish.

Rudina Xhunga: Po Don Kishoti kur u bë?

Llambrini Dëna: Don Kishoti është më vonë. Po të shikosh edhe nga punët që kam aty jashtë deri tani, ka evoluuar forma, mënyra e të kompozuarit. Kanë evoluuar për vonë.

Rudina Xhunga: Doruntina apo jo? O sa e bukur. Kjo është e bukura, që ti e shikon menjëherë edhe e prek. Por si e gjen? Si e gjen kokën, krahun, syrin? Si arrin t’i gjesh?

Llambrini Dëna: ato janë të gjitha në mendje. Gurët e Doruntinës, janë gjetur në Vlorë. Dhe gurët e Don Kishotit, në Vlorë.

Rudina Xhunga: Po gurët e Çajupit?

Rudina Xhunga: Po gurët e, gurët e Çajupit?

Llambrini Dëna: Gurët e Çajupit janë gjetur në Berat.

Rudina Xhunga: Gurët e, burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë.

Llambrini Dëna: Të gjithë gurët e këtij kompozimi janë gjetur këtu në bregun e Osumit.

Rudina Xhunga: Në Osum ishin këto?

Llambrini Dëna: Bregu i Osumit, domethënë Lumi i Osumit sjell gurë shumë të bukur. Sjell në formë takash dhe me vijëzime, me ujëra.

Rudina Xhunga: O sa të bukura që i paske! Kjo është. Të ngarkuar, kush janë këto?

Llambrini Dëna: Është

Rudina Xhunga: Po pi ujë ai fëmija me bucela. Ca është?

Llambrini Dëna: Kjo është eksodi kosovar!

Rudina Xhunga: Kosovarët këtu, oh sa e bukur!

Llambrini Dëna: Dhe, këtë kam dashur të jepja, gjatë rrugëtimit të tyre, fëmijët…

Rudina Xhunga: Ja, unë kapa bucelën, por nuk kuptova dot më shumë…

Llambrini Dëna: Fëmijë duke pirë ujë…domethënë që kërkojnë jetën, kërkojnë qetësinë e tyre, kërkojnë ose po të shikosh te ajo tjetra, fëmijën me kukullën e saj, që në ato kohë të vështira, dhe kukullën se ka lëshuar.

Rudina Xhunga: Ku e ka marrë kukullën ajo?

Llambrini Dëna: Pjesa aty që është me gjyshen e vet…

Rudina Xhunga: Sa e bukur!

Llambrini Dëna: Këto janë familje të tëra, që…

Rudina Xhunga: Sa e bukur!

Llambrini Dëna: U larguan nga Kosova.

Rudina Xhunga: Ka marrë kukullën me vete!

Llambrini Dëna: Dhe ne e kemi të përjetuar, edhe unë bashkë me nxënësit e mi, ne kemi vajtur, kemi bërë vizatime, se u përqendruam në shumë shtëpi, por njëkohësisht edhe në një vend grumbullimi, atje u sistemuam dhe ne venim i vizatonim.

Rudina Xhunga: Këtu paske ulërima, këtu paske shumë ulërima. ulërimat e kujt janë?

Llambrini Dëna: Të dhimbjes trupore që kanë, të katastrofës.

Rudina Xhunga: Ca katastrofash këtu?

Llambrini Dëna: Është tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

Rudina Xhunga: Tërmeti?

Llambrini Dëna: Tërmeti është.

Rudina Xhunga: Këtu është rrëzimi, është rrëzuar një shtëpi.

Llambrini Dëna: Rrëzimi, flamuri shqiptar aty, ka mbetur.

Rudina Xhunga: Ka rënë, është ajo fotografia. Ti, akoma flet dhe të vjen për të qarë akoma.

Llambrini Dëna: Të vjen për të qarë. Shiko edhe këtu, këta po ndihmojnë këtë të plagosuri. Më ka bërë shumë përshtypje flamuri shqiptar në ballkon.

Rudina Xhunga: Nuk e kisha parë më fuqishëm se këtu, se bukur them dot!

Llambrini Dëna: Domethënë këtu e kemi nën rrënoja, sipas lajmeve që gjyshja shpëtoi mbesat, ose aty vetë vdesin ose mama aty vetë ka vdekur dhe fëmija i rri përsipër aty te ajo, Rudina

Rudina Xhunga: S’dua ta kujtoj as unë, është periudhë vërtet e dhimbshme, por ti e ke lënë.

Llambrini Dëna: Megjithatë, ky ishte një lloj emocioni.

Rudina Xhunga: Në këtë lloj mënyre.

Llambrini Dëna: E pra, ishte një emocion që unë e përjetova.

Rudina Xhunga: E ke shprehur dhe e ke lënë aty.

Llambrini Dëna: Po, është një emocion.

Rudina Xhunga: Është një nga gjërat më të rëndësishme që kam parë!

Llambrini Dëna: Po

Rudina Xhunga: Të lumshin duart!

Llambrini Dëna: Rrofsh, rrofsh!

Rudina Xhunga: Oh, sa bukur!

Llambrini Dëna: Rrofsh, më kënaqe!

Rudina Xhunga: Sa bukur!

Llambrini Dëna: Të gjitha figurat e mia, janë në formën e vajzave dhe grave me kostume popullore. Pse kam ndalur te ky moment? te ky moment unë kam ndalur sepse kam parë në lajme, në periudhën para çlirimit vajza dhe gra të veshura me kostume popullore. Po më janë dukur kaq të bukura, kaq të bukura sa unë nuk i heq nga kujtesa ime. Dhe për këtë arsye unë ngelem te këto perëndesha sepse vajzat dhe gratë shqiptare janë me gjithëmend perëndesha .

Rudina Xhunga: Oh, po edhe ti je dashuri. Je një perëndeshë dhe unë jam shumë e lumtur që të njoha dhe erdha këtu.

Llambrini Dëna: Faleminderit, faleminderit!

Rudina te Friendly House

Rudina Xhunga: Ky është Berati në darkë. Berati në darkë është gështenja të pjekura. Gështenja të pjekura te zjarri. Berati në darkë është verë e kuqe, verë e kuqe e vreshtave të zonës, Berati në darkë është kjo këngë qytetare beratase me violinë.

Berati në mbrëmje është i gjithi i rezervuar, kështu që telefono që të gjesh vend!/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: