BERAT

41 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit,të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë në masën 80% raste kontakti familjare. Të shpërndara sipas qyteteve: 13 në Berat,9 në Kuçovë,8 në Skrapar,8 në Urë-Vajgurore dhe 3 Poliçan,35 raste janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme,mes tyre pensionistë e të papunë.

Edhe sot nuk kanë munguar rastet e të infektuarve në shkolla e instutucione ushtarake,edhe pse më të pakta në numër.

Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen: 2 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 2 nxënëse në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore dhe 1 shofer në një kompani private të shpërndarjes së detergjentëve.

Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije,se që prej 1-muaji në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka pasur raste të rënduara me Covid-19, ndërkohë që aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit raportohen 9 persona të shtruar, pa komplikacione të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb