Pjesëmarrja e Antonela Berishës në Sanremu 2022 ishte një mashtrim i madh!

Lajmi, që në fakt ngjalli dyshime që në fillim, bëhet i ditur nga Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili në Top Albania Radios, ka hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, vetëm një media italiane e ka postuar dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë.

Gjithashtu ai ka shtuar, se ekzistonte vetëm një sçreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Madje ai tha se ai nuk ka parë asnjë intervistë të saj në mediat italiane. Sipas tij Antonela mund të ketë qenë në ndonjë festë të organizuar në Sanremo.

Cukali, tha se ‘është turp nga mediat që i japin hapësirë personave të tillë”.

Anotn (1)

Antonela Berisha 1

Antonela E1643882884404

Antonela 590x354 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb