Aktori i humorit Albano Bogdo, i ftuar në ‘Glamour zone’ ka treguar një situatë që ka përjetuar me ish-të dashurën e tij. Aktori u shpreh se , e dashura që zgjedh të dalë me një të famshëm, nuk duhet të bëjë dëngla dhe por*ë, apo si e rëndësishme në shoqëri.

Ai u shpreh se i ka dhënë një leksion duke e nxjerrë nga shtëpia në orën 2 të natës.

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur ai nuk të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur unë zgjedh të mos bëj dëngla, të trajtoj normal, të prezantoj si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që ti të bësh si më e rëndësishme se unë në shoqëri.

Dhe kështu, i dhashë një leksion, e mora e nxorra jashtë nga shtëpia në 2 të natës, ia hodha rrobat nga ballkoni,”- tha ai.

E pyetur më tej nga moderatorja nëse nxirret femra në 2 të natës, Albano u shpreh: Po nxirret. E njihnin të gjithë që ishte e dashuria ime aty në lagje, nuk e ngiste njeri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb