TIRANË

Pasi u publikua nëpër media video e Benz-it luksoz që bënte drif para Komisariatit Nr.6, Policia ka reaguar menjëherë duke shoqëruar 29-vjeçarin, drejtuesin e mjetit.

Në njoftim bëhet me dije se A.B, u largua me shpejtësi por u kap nga Policia në Unazën e Re dhe u shoqërua në komisariat. Policia thotë se 29-vjeçari me automjetin e tij ka bërë veprime të rrezikshme duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve dhe do të procedohet.

NJOFTIMI I POLICISË
Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.

#SfidëKujtdoQëCenonSigurinë?
#DenoncoDrejtuesinekeqedukuar
#ManifestoRregullQetësiNë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb