Nuk ka falje për Jose Mourinho, i përjashtuar me karton të kuq në sfidën e fundit, atë kundër Verona. Special One është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe me 20 mijë euro gjobë për gjestin e telefonit të bërë në këtë sfidë por dhe për fjalët që i tha arbitrit të ndeshjes.

Me dy ndeshje është skualifikuar edhe trajneri i portierëve ndërsa deri më 8 mars është pezulluar edhe menaxheri i ekipit, Thiago Pinto. Klubi i Romës pritet që të apelojë vendimin e dhënë nga Gjykatësi Sportiv.

Në listën e mungesa për këtë javë të Serie A, pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve, janë dhe dy legjionarët kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Rey Manaj. Sulmuesi i Spezia do të mungojë pikërisht në sfidën kundër Romës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb