Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin me inicale A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç. 59-vjeçari, aktualisht po merr asistencë mjekësore, në spital.

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: