Një postim që duhet të ishte një shaka, por që është kthyer në bumerang për Bernardo Silvën. Ajo çka postoi lojtari i Mançester Sitit në “tëitter” për Benzhamin Mendin, është etiketuar e papërshtatshme dhe me sfond racist nga ana e Federatës Angleze, që nuk e ka toleruar krahasimin e fotografisë së Benzhamin Mendi kur ishte fëmijë, me personazhin e ëmbëlsirave për fëmijë, “Conguitos”.

Shakaja i ka kushtuar rëndë Silvës, që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës në sfidën e radhës së Mançester Sitit, ndërsa është gjobitur dhe me 50 mijë stërlina.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb