Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se në këtë vend nuk ka drejtësi, në një kohë kur gjykatat janë nën diktatin e kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje live përmes skype në News24 Salianji komentoi shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’, duke shtuar se kjo e tregon dhe fakti se gjykatat nuk kanë fuqi as të hedhin një short.

“Dua të jem i sinqertë me ju. Nuk ka drejtësi në këtë vend që është jashtë Edi Ramës. Një gjykatë që nuk ka fuqi të hedhë shortin, s’ka…Ai e bëri spektaklin në ditë pushimi, nuk e mendon se ka të bëjë me jetë njerëzore në këtë vend. Por gjykata që i nënshtrohen urdhrit dhe ndikimit të kryeministrit, s’ka dilemë në këtë vend. E bën Shqipërinë që të jetë në këtë gjendje.”, tha Salianji.

Duke u ndalur te fakti se ka dy standarde me ligjin, Salianji shtoi se; “Kjo është të mos ketë shtet, siguri juridike dhe mos të kesh besim për të investuar. Paratë mund të humbin në një moment. Kam denoncuar kulla në mes të Tiranës, pa leje, të ndërtuara në paligjshmëri. Nuk ka asnjë akt, kryeministri ka vendosur të thotë se nuk ka të barabartë para ligjit, por i nënshtrohen vullnetit të tij personal. Kemi të bëjmë me elementet e reagimit të një despoti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb