TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me drogën. Në një status në “Facebook” Berisha duke iu referuar drogës së kapur të shtunën në Përmet tha se ajo ishte pronë e Tahirit dhe Krenar Cenollarit, mikur të tij, ish-kryetar i minibashkisë 6 në Kombinat.

Oficeri dixhital që i ka shkruar Berishës, thotë me tej se droga ruhej nga policia dhe për më tepër sipas tij në fshatra të tjera ka magazina të tjera.

STATUSI I BERISHËS

12 tonelata droge në magazinën e Përmetit ishin malli i Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit!
Oficeri Dixhital denoncon:
12 tonelata droge që u gjetën në magazinën shtetërore në një fshat të Permetit i përkasin,
– Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit! Me poshtë keni mesazhin e tij! sb

“Përshëndetje Doktor jam oficer policie, desha të ju informoj se droga 12 ton e kapur në Përmet është e Sajmir Tahirit dhe Krenar Cenollarit ish-kryetar i minibashkisë 6 në Kombinat miku më i ngushtë i Sajmir Tahirit me origjinë nga Përmeti i cili ka bërë shume emërime në Polici në Tiranë dhe Përmet. Bashkëpunëtor mendohet djali i Allos së Krenarit i cili quhet Gentian Alizoti i cili është arrestuar në 2012 për trafik droge në Gjirokastër i cili është aktualisht banor i Kombinatit. Krenar Cenollari i ka shtëpitë afër me Sajmirin, Policia jo që nuk e ka zbuluar por e kishte në ruajtje këtë magazinë të drogës. Është prokuroria ajo mbi bazën e informacioneve të dërguara nga qytetar që bëri të mundur për kapjen e drogës në këtë magazinë. Por kjo është magazina vetëm e një fshati sepse fshatrat tjera e kanë të fshehur drogën në magazina e tyre dhe tunele të ushtrisë me respekt të veçantë…”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: