Nga takimi me qytetarët në Prrenjas kryetari i PD, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta kundrejt deputetit socialist Taulant Balla, ku e ka cilësuar këtë të fundit si kriminel më të madh edhe se Gentian Sharra apo Suel Çela të cilët më herët i ka akuzuar si banditë apo vrasës. “Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë”, u shpreh Berisha.

“Ju falënderoj për mendimet, problemet thelbësore që ngritët në këtë takim. Kauza, çështje shumë të drejta të cilat duhet të marrin përgjigje sa më parë.
Së pari duhet të biem dakord, se kushti i të gjitha kushteve për të ju dhënë përgjigjen e duhur këtyre problemeve të mëdha, është largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Sot nëse marrim në rrafshin politik ne përjetojmë një monizëm të plotë, edhe më të plotë se sa monizmi i Ramiz Alisë në shkurtin e vitit 1991.
Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet. I kontrollon këto sepse ai dhunoi votën. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, atë të patronazhistëve të cilët në segmente të tëra u shndërruan në terroristë të kuq. Ai përdori bandat dhe ju jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasani ditën e zgjedhjeve.
Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit, vrasës, apo Gentian Sharrën, por ju garantoj se më i rrezikshëm, i inkriminuar dhe më kriminel se ata është deputeti i tyre në parlament, Taulant Balla. Pse kjo?
Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë. Nuk ka banditë, grabitqarë, vrasës, që mund të terrorizojë një komunitet në rast se qeveria është kundër tij dhe kërkon të bëjë ligjin.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: