TIRANE – Ish-kryeministri Berisha akuzoi sot në Kuvend kryeministrin Edi Rama për dekorimin e Vito Kapos dhe ish-krerëve të komunizmit.

“Edi Rama dekoron xhelatë të kategorisë së parë. Nuk di njeri tjetër në këtë sallë që të ketë shkruar dhe të ketë përdhosur luftën çlirimtare si Edi Rama. Vlerësimi ndaj luftës të detyron dy herë të dënosh gjenocidin pas luftës. Të fton të mos bashkohesh kurrë me mizorinë pas luftës. Të gjitha ishin në funksion të pushtetit të Satanait”, – tha Berisha në Kuvend.

Në përgjigje të deklaratës së Berishës, deputeti socialist Taulant Balla publikoi foton e Berishës me fëmijët e Enver Hoxhës dhe foton me Vito dhe Hysni Kapon, në kullën Eiffel në Paris.

“Ai (Berisha) s’ka shans ta heqë mbi vete damkën e një komunisti të keq. Na the këtu për Vito Kapon, tani si t’ia bëjmë ne kësaj fotos: Hysni Kapo, Vito Kapo, Sali Berisha te kulla Eifel. Po teserën e partisë të shokut Sali? Pse nuk merrte ndonjë tjetër në këtë sallë çuni i Enverit në varkë, por merrte shokun Sali?”,- tha Balla.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb