TIRANË-Deputeti Sali Berisha adresoi akuza në drejtim të ish-eurokomisionerit i zgjerimit Stefan Fule mbi aferën korruptive të CEZ në Shqipëri.
“Ke bashkëpunuar me eurokomisionerin Fule për mbylljen e aferës së CEZ”.
Por kryeministri Rama ka luajtur një batutë si reagim duke përfshirë në të dhe eurodeputeten, Doris Pack.
“Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër Stefan Fule etj.. janë të përfshirë në lloj lloj aferash”.

Pas ndërhyrjes nga vendi që i beri Berisha duke i kujtuar përfaqësuesin e CEZ, Rama i replikon: “Kopac quheshin komçat e palltove e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë, ai quhet Kopak, megjithatë, mos më ndërprit se më more kohën”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: