TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje rastin e 17-vjeçares jetime nga Fushë-Arrëzi, e cila u ndalua nga policia pasi rilidhi energjinë në mënyrë të paligjshme.

“Horror shtetëror”, e ka cilësuar Berisha ata çfarë ka ndodhur me 17-vjeçaren. Në faqen e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur akt të pashpirt, arrestimin e vajzës, sipas tij nga falangat e shtetit policor dhe mbajtjen në qeli për tri ditë.

Deputeti i PD, ka deklaruar se çdo vend i botës e ka për detyrë ti sigurojë familjeve të papuna, ushqimet bazë, strehimin dhe energjinë, por në rastin e vajzës që jeton bashkë me 3 vëllezërit e motrat jetime, kjo gjë nuk ka ndodhur, e për më tepër burgoset.

“Horror shtetëror! Këto ditë mediat kanë njoftuar se kjo vajzë nga Fushë-Arrëzi, që rrit vetë tre jetime pasi nuk i ka prindërit, është arrestuar nga falangat e shtetit policor dhe mbajtur tre ditë në qeli në Pukë sepse nuk kishte para për të paguar energjinë dhe e merrte atë me lidhje të paligjshme. Në çdo vend të botës pa përjashtim shteti është i detyruar t’i sigurojë ushqimet bazë, strehimin dhe energjinë çdo familje të papunë apo në ndihmë ekonomike, ndërsa në Shqipëri, në qeverisjen e një të sëmuri psikik, edhe një adoleshente që rrit tre jetim burgoset për fajin e vetëm se jeton vet i katërt vetëm me pensionin e të atit të vdekur dhe nuk paguan dot energjinë me të cilën gatuan vetë bukën e vëllezërve dhe motrave që rrit jetime.

Ky është një akt skizoid e i pashpirt sa vet pashpirtësia e Edvin Kristaq Ramës dhe shtetit të tij policor”, shkruan Berisha në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb