TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetët Doshi e Frroku, Berisha thotë më tej se ata nuk e meritonin të ishin pjesë e Kuvendit, por se arrestimi i tyre ndodhi për të shpëtuar kryeparlamentarin Ilir Meta.

“Sot me një shpejtësi të rrufeshme Prokuroria arrestoi dy deputetët e mazhorancës, Doshi dhe Frroku. Duke mbështetur gjithnjë zbatimin e ligjit shpreh bindjen time më të thellë se asnjëri prej tyre nuk meritonte të ishte në Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjencë si në të shkuarën tonë më të hidhur për të shpëtuar kokën e peshkut që qelbet dhe kundërmon në mbarë Europën, të Ilir Metës që është dhe autori i vërtetë i porositjes së vrasjes së dy deputetëve dhe një shpifës dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi”

Berisha flet më tej për revolucion demokratik, për të mos e lënë vendin të shkojë drejt rrënimt.

“Në këtë kontekst arrestimi i tyre jo vetëm që nuk i dha përgjigjen që pret çdo shqiptar ndaj akuzave më të rënda në historinë e vendit por vetëm dëshmoi se si pushteti arrin të mbulojë skenare monstruoze vrasjesh për pushtet dhe afera të tjera kriminale. Shqipëria ecën drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetarët më të lartë. Vetëm revolucioni demokratik qytetar do të rrëzojë murin e krimit të pushtetarëve të klikës Rama – Meta dhe shpëtojë Shqipërinë nga një rrënim i vërtetë’.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: