Etrit Berisha është kthyer në një lider të padiskutueshëm tek Atalanta, teksa me pritjet e tij ka shpëtuar shumë herë portën zikaltër. Portieri shqiptar po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij të re, teksa Atalanta renditet në vendin e pestë.

I pyetur nga mediat italiane nëse mendon për ndonjë surprizë të mundshme si Lester në Angli, Berisha u përgjigj: “Lester? Është një krahasim normal duke parë edhe momentin që po kalojmë, por është shpejt. Ne nuk duam të vendosim limite, por Bolonja dhe Juventusi do të jenë dy teste deçizive”, u shpreh fillimisht portieri shqiptar.

Edhe pse Atalanta mori fitoren e pestë radhazi në kampionat, për Berishën sërish është ende shpejt për të vendosur objektiva, teksa ul euforinë: “Është ende shumë shpejt për të vendosur se çfarë objektivash kemi. Personalisht unë e prisja që të bëja një kampionat të mirë. Pavarësisht kësaj, ne kemi ende nevojë për të tjera prova që të tregojmë se jemi një skuadër aq e fortë sa në ndeshjen kundër Romës”.

Përsa i përket qytetit dhe zgjedhjeve të trajnerit, Berisha u shpreh: “Bergamo është një qytet mjaft i bukur. Tifozët na rrethojnë shumë të entuziazmuar për atë që ne po bëjmë. Por kjo gjë mund të ndryshojë edhe në vrazhdën e një apo dy javëve në vazhdim. Përsa i përket zgjedhjeve të trajnerit, unë i respektoj edhe nëse nuk jam në formacion”, u shpreh portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: