Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se qeveria nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit sepse do të ndikonte te ministrat dhe deputetët e maxhorancës.

Ai theksoi më tej se Taulant Balla ka pasur kontakt me Nuredin Dumanin të penduarin e drejtësisë.

“Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime. Së dyti për parafolësin, kam një pyetje. Sa e pagove Nure Dumanit për të shpëlarë tek Manhasët. Kjo do të dalë. Nuk është vetëm kjo. Ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin me sharrën, gozhdën dhe bandën e Suel Çelës, Talo Çelës dhe me radhë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb