TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që thotë se Ministria e Arsimit po trafikon të rinj drejt Anglisë duke i kaluar si sportistë.

Sipas denoncuesit, të rinjtë paguajnë nga 7 deri në 11 mijë euro për person.

STATUSI I BERISHËS
Denoncohet Ministria e Arsimit për trafik të qenieve njerëzore kundrejt 7-11 euro në Angli!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar doktor unë që po të shkruaj këtë sms ju shkruaj nga Anglia, po tmerr dhe skandali më i madh i qeverisë dhe i ministrisë së arsimit se si trafikojnë të rinjtë shqiptare nga mosha 18- 25 vjeç.
Duke bërë falsifikime dhe duke dërguar të rinjtë shqiptar si sportistë në Angli dhe duke u marr nga 7 mijë – 11 mijë euro për person. Dhe i dërgojnë si sportistë z. Berisha. Veç mjafton të hapni sistemin Tims se sa të rinj kanë ikur si sportistë e nuk janë kthyer. Kjo është ndrikulla ministre dhe tash këto gjëra po i bëjnë këta të sportit. Respekte z. Berisha.

Berisha Fb

Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb