Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me deputetin e PD, Ervin Salianji, lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut.

Berisha ka akuzuar PD-në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha, se ka bërë marrëveshje me Ramën për votimin pro zgjatjes së afatit të Vettingut, ndërsa Salianji i është kthyer duke i thënë se është pikërisht ish-kryeministri përgjegjësi kryesor për kapjen e drejtësisë nga kryeministri aktual.

Debati i plotë Berisha-Salianji:
Berisha: Nëse vazhdohet t ëmashtrohen qytetarët në mënyrën më të paskrupullt për një reformë që i privoi ata nga e drejta themelore e një procesi të drejtë, nëse vazhdohet të lyhen e të lëpihen dështime të tilla të tmerrshme, faturën e të cilëve e paguajnë qytetarët, nëse me fjalë të sipërfaqshme dhe me përdorim mikrofoni, ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz mes kreut të Meduzës dhe Lul Bravës, kjo seancë duhet të ndërpitet menjëherë, sepse është një hipokrizi e madhe. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me argacin e tij si armë e tmerrshme. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.
Nikolla: Kjo nuk është për procedurë.

Berisha: A po flas për zërin e qytetarëve? A e dini ju zonjë se vetëm 24% e shqiptarëve i beosjnë reformës sot? A e dini ju zonjë se sot vetëm 7% e atyre që nuk votojnë besojnë pseudo-reformën e Soros dhe Ramës? A e dini ju se reforma është një nga shkaqet e spastrimit etnik të Shqipërisë? Nëse keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoheni, por mos përdorni mikrofonët për mashtrim. Historia nuk do ju fal kurrë.

Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për të rikthyer gjithë procesin, edhe unë do të votoja. Nëse ka dikë që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë për dështimet e reformës në drejtësi, padiskutim që jo ne që nuk kemi qenë për ta votuar, por përgjegjës të drejtpërdrejt për cdo centimetër që kontrollon Edi Rama të reformës në drejtësi duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Një pjesë e deputetëve janë aty sot, duke thënë se kjo i shërben Edi Ramës. Me cfarë ta luftojmë Edi Ramën, me mullinjtë e erës? Po pse sot kërkohet, kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë, për faj të dikujt a dikujt tjetër ,me SHBA, të zhysim gjithë PD-në? Cila qenka kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD, ku asgjë nuk është bërë pa mbështetjen e Amerikës. Duhet t’i themi të vërtetat sic janë. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, është pikërisht parafolësi.

Berisha: Jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, e di por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që ligjet organike do të votoheshin me konsensus. Unë po flas për PD në atë periudhë. PD sot është kundër, është opozitë e vërtetë shqiptare, dhe jo ju që votoni. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkërisht. Pasi ua fusin ato mengele, e kuptoni vetë ju, e dridhini dhe më fusni mua këtu. Jo zotëri, kam kundërshtuar çdo etapë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb