Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka thënë se do të jenë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

Ato kanë deklaruar se është hapur një garë në të gjitha bashkitë që janë pa kryetar, për të zgjedhur kandidatët e duhur.

Më pas, ato kanë sqaruar të gjitha hapat që duhen ndërmarrë për të qenë një nga kandidatët e mundshëm, duke lënë si afat përfundimtar orën 00:00 të 24 janarit.

DEKLARATË E KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT.

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në emër të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë shqiptarëve mundësinë për tu përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të Primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.

Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara, Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar 2022 sipas parimit “të primareve”.

Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët mund të evidentohen:

✅ Me vetëpropozim;
✅ Propozim nga anëtarësia;
✅ Propozim nga organet qendrore të PDSH.

Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kanditatit.

Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 00:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb