TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtoreshën e teatrit të Korçës, aktoren e njohur Zamira Kita për përvetësim tenderash dhe pjesëmarrje në fushatë.

Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha publikon edhe foton e dërguar nga qytetarit ku Kita akuzohet se ka shkelur ligjin.

STATUSI I BERISHËS
Drejtoresha Kita denoncohet nga qytetari dixhital për shkelje të ligjit. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.

“Drejtoresha e teatrit Korçë Zamira Kita pasi mori tenderin për teatrin rreth 2 milionë euro e duke hequr ca mënjanë për vete nuk po lë mbledhje e miting pa vajtur…pavarësisht se është në orar të punës dhe paguhet me lekët e taksapaguesve të majtë dhe të djathtë, dhe nga ata pa parti…”

Statusi i Berishes

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: