Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon Ben Blushin se ka blerë një pasuri prej gati 500 milionëshe në vlerën 30 mijë euro në emër të vajzës, por firma e hedhur te noterja ishte e falsifikuar, pasi Natali Blushi rezultonte jashtë territorit të Shqipërisë në atë kohë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha deklaron se Natali Blushi është e pafajshme dhe pretendon se krimin e ka kryer babai i saj, të cilin thotë se nuk e zgjedh dot.

Reagimi i plotë i Berishës:

Natalia eshte e pafajshme!
Babane askush nuk e zgjedh dot!
Arben Malavita ne nje krim te trefishte.
Ai inkriminon dhe vajzen e tij!
I fallsifikon firmen dhe e ben pergjegjese ne skemen klasike te larjes se 500 milion lekeve.

Te dashur miq, baba nuk e zgjedh dot dhe mafia nuk ka komb, fe dha as atdhe. Fitimi me metoda mafioze eshte zoti i saj.

Shembull tipik i kesaj eshte rasti i Arben Malavites.
Ai pameshirsisht implikon Nataline, vajzen e tij studente me nje skeme klasike te larjes se parave te rreth 500 milione lekeve duke i fallsifikuar firmen ne nje kohe kur ajo ndodhej me studime jashte vendit.

Keshtu, gazetari investigativ zbulon se Arben Malavita ne nje skeme klasike te larjes se 500 milione lekeve blen duke fallsifikuar firmen e Natalise, ne emer te kesaj te fundit, nje lokal ne qender te Korçes prej 200 meter katror me gjithsej 30 mije euro apo 223 euro m2 nderkohe qe sipas hetimit te gazetarit, komshija ngjitur me te ka blere me dhjetfishin pra me 2 mije euro metrin katror.

Krim i trefishte nga Arben Malavita:

Se pari ka zbatuar skemen me klasike te larjes se parave te vepres penale.
Se dyti, per te kryer krimin ai nuk ka perdorur firmen e tij dhe as te bashkeshortes por ka fallsifikuar firmen e vajzes se tij ne nje kohe qe siç fakton sistemi TIMS ajo nuk ndodhej ne Shqiperi por jashte vendit, duke inkriminuar ate per te ruajtur menderen e tij.

Se treti, ky eshte krim brenda ne familje dhe eshte edhe forma me e shemtuar e me amorale te gjitha krimeve, qe deshmon se koska mafioze Arben Malavita nuk heziton te inkriminoje dhe femijen e tij sepse per ate mbi çdo gje qendron fitimi me metoda mafioze.

Miq, po rikujtoj ketu se hetime te meparshme te gazetarit investigativ kane faktuar se Arben Malavita eshte gdhire milioner me 33% te aksioneve te Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro per te blere keto aksione.

Gjithashtu eshte dokumentuar se ai dhe bashkeshortja jane fshehur ne Bullgari per te hyre ne ortakeri me mafien e plehrave qe vjedh cdo dite miliona euro se bashku me Edvin Hajdutin nga parate publike te shqiptareve, sekserin e tyre.

Po keshtu, sipas hetimit Arben Malavita me dokumenta te fallsifikuara ka rrembyet toke buze uje ne Dhermi. Ai eshte paditur nga biznesmen si gjobvenes.

Se fundi miq, per larjen e parave nepermjet blerjeve me çmime qesharake ai eshte frymezuar nga bosi i tij Edvin Hajduti, i cili deklaroi vite me pare se 5000 meter katror truall dhe oborr te sarajeve te Surrelit i kishte blere me 2,5$ metrin katror nderkohe qe çmimet aty te vertetuara shkonin nga 25 ne 40$ metri katror.

Ju ftoj qe sipas deshires te lexoni artikullin e gazetarit investigativ dhe te shikoni dokumentat zyrtare qe faktojne inkriminimin e femijes se tij nga Arben Malavita duke i fallsifikuar firmen dhe nxjerre ate si autore te skemes klasike te larjes me firmen e saj te 500 milione lekeve. Ketij i thone baba qe te lumturon duke te fallsifikuar firmen!

Ne te gjithe kete histori, pavaresisht se mediat fajsojne edhe Nataline per fallsifikimin e firmes te saj nga i ati ne skemen e larjes se 500 milione lekeve, mendoj se ajo eshte e pafajshme pasi babane e vet askush nuk e zgjedh dot vet.sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb