Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar dje në mbrëmje mesazhin e një të ashtuquajturi “polici dixhital”, i cili shkruan se ditën e djeshme janë gjetur 500 kg hashash në PUs Mezin, që sipas tij janë të kushërinjve të Ministrit Tahiraj.

Por fotoja e përdorur nga Berisha është prej disave që aktori i humorit Bes Kallaku kishte postuar pak ditë në faqen e tij në “Facebook” për një prej numrave të vëna në skenën e “Portokallisë” të dielën.

Bes Kallaku
“Polici dixhital denoncon: Drogen e Saje qorrit dhe tezakeve te tij ne nje magazine tek Pusi i Mezinit! sb
“Doktor, jam polic i thjest ne vlor. kam ap adres feisbuk fallco se kta te eqin nga pjuna. ktu behen nami me ashash. na cun shefat dje ne makazine afer rezervave ne pus mezin. mund te ishin 500 kile ashash. sa u futme na teroqen. sipas informacionit droga ishte e saje qorrit dhe xhunave te tezeve qe ka ktu ne vlor, mojsiut e tan habikljt. nuk e di pse na kthyuen neve, dhe na cuan dhe na kthyen. kta bejn lek o vlla nuk ia din per njeri.kjo do niset neser ne dark me attobusin me targ aa353bv”, shkruan Berisha.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: