TIRANE– Ndonëse flitet për një sistem më të mirë shëndetësor e për investime të vazhduara, ajo metë cilën ndeshen pacientët në spitalet e vendit është krejt ndryshe. Në një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në “Facebook”, shihet një e sëmurë teksa transportohet me karrige nëpër korridoret e spitalit, pasi mungon barela.

Nuk dihet se në cilin spital janë filmuar pamjet.
Siç shihet nga pamjet e sëmura transportohet nga familjarët duke tërhequr një karrige, dhe nuk ka asnjë person nga stafi mjekësor. Nga ana tjetër QSUT mohon që kjo të ketë ndodhur në ambientet e tyre.

“Shpartallina falas e Edi Rames! sb”, shkruan ish-kryeministri bashkëngjitur videos.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/673659379461639/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: