Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha nuk janë preferuar nga trajneri Gasperini në sfidën ndaj SPAL ku Atalanta u mposht me rezultatin 2-0. Ishte pikërisht ish-sulmuesi Andrea Pentanja që me dopietën e tij, i shkaktoi humbjen e dytë radhazi zikaltërve në këtë kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa në të dytën vendasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës në minutat e 50 dhe 56-të.

Me fitoren e sotme, SPAL u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve po aq sa Napoli i vendit të tretë. Sfidën e radhës Atalanta do ta luajë ndaj Milanit në transfertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb