Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn dhe Edi Ramën lidhur me tenderat dhe shpenzimet e dyshimta. Ai ka folur për gardërobën e Ajola Xoxës, duke theksuar se disa fustane të blera online, që kishin një çmim të lartë, janë pjesë e një dosjeje që ai pretendon se ka fatura të paautorizuara ose të fshira nga prokuroria.

Berisha ka përmendur fustane me çmime të larta, si 3 mijë dhe 2800 paundë, dhe ka bërë thirrje që këto fatura të shqyrtohen nga autoritetet. Ai ka lidhur këtë me një akuzë më të gjerë për përfshirjen e familjarëve në skema korrupsioni, duke i quajtur veprimet një turp për ata që janë përfshirë.

Sali Berisha: Ju i dëgjuat mëkatarët se si ngriheshin në një kohë që kanë marrë me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj dhe tani donin garderobën e barabartë me Lalja Assadin. Kur ajo u arratis në Rusi, një nga lajmet ishin se gardebora e asaj kushtonte 1 mln euro. Por doli që gardëroba e Velicës me fatura doganore, të blerjeve online shkonte 867 mijë euro.

Por unë kam aty çantë dhe do ti paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, ose nuk ja kanë dhënë doganat.

Pyetje: Çfarë janë këto fatura?

Sali Berisha: Fustane 3 mijë paundë, 2800 paundë. Kam dhe fotot dhe faturat. Ajo që është interesante në dosje është se viti 2014 ka një kryq në dosje, nuk ekziston. Viti 2015 ka vetëm 1/5 e blerjeve online të Velicës.

Çfarë bënë këta? Edi Rama i thotë Gjylametit, i thuaj se po merresh me fustane grash. Thjeshtë janë fustane grash është konotacion tjetër. Por kur këta i bëjnë gratë hajdute është turpi i tyre, se këta tregojnë se përdorin familjarët për të vjedhur në mënyrë të papërmbajtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: