Juristi Çlirim Gjata, në një intervistë në “News24” foli për situatën brenda Partisë Demokratike, ndërsa komentoi edhe Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet më 11 dhjetor.

Gjata tha se ku Kuvend është i domosdoshëm pasi sipas tij kjo lëvizje e ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha po shpëton opozitarizmin.

Gjatë bisedës Gjata theksoi se do të dorëzohen edhe firmat, ndërsa sqaroi se për ti kontrolluar mund të ngrihet një ekip i caktuar qoftë edhe nga kreu i PD Lulzim Basha.

“Sot kanë thënë që do të dorëzohen firmat. Duke u dorëzuar sot firmat, afati i proceduarave është një muaj. Firmat e delegatëve do të kontrollohen, mund të ngarkohet një ekip nga PD qoftë nga kryetari Basha, caktohet një komision nga zoti Basha. Nëse Basha nuk i realizon këto mund të ndërhyjë kryetari i Këshillit Kombëtar”, tha Gjata.

Gjatë intervistës Gjata theksoi se në Kongres duhet të ndodhë një përballje, në mënyrë që kjo situatë brenda PD-së të zgjidhet njëherë e mirë sepse sipas tij opozita ka nevojë të ringrihet.

“Problemi është se kjo që po ndodh është një histori politike për PD-së, Përderisa sa Kuvendi ka të drejtë të mblidhet askush nuk mund ta pengojë. Ajo që duhet të ndodhë në Kongres është një përballje me madhe , për të ringritur PD-në. Të shpëtohet jo vetëm PD si parti, por të shpëtohet opozita…për ta rikthyer në luftë kundër kësaj që po bën kjo mazhorancë, ndryshe do të shkojmë sërish atje ku kemi qenë. Mendoj që kjo lëvizje që ka marrë Berisha po shpëton opozitarizmin”, tha më tej juristi.

Mendoni se Basha po merr mbështetje nga SHBA?

Gjata: Në pushtet nuk të sjell SHBA po nuk patë elektoratin. Basha pati një shkëputje të madhe nga baza, Baza e PD u mblodh rreth zotit Basha me shpresën se do të hynte në betejë kundër Ramës…Opozita këtë duhet të bënte jo të ulej të bënte marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës këtë baza nuk e pranon . Këtu Basha ka pësuar një shkëputje të madhe nga baza. Kujtoj që SHBA shpalli non-grata Tom Doshin ai fitoi 3 deputetë.

Çfarë pritet të ndodhë në 11 dhjetor?

Gjata: Kam shpresë të ribashkohet PD.  E rëndësishme është që PD të rigjejë vetën dhe të vendosë disa rregulla se do të zhvillohet opozitarizmi. Ka nevojë për disa rregulla më demokratike, Parimet i ka thënë edhe Berisha jam dakord me to…Zoti Basha bashkë me drejtuesit e PD duhet të vijë në Kongres dhe të përballet…nuk mund të kalojë në heshtje.

-Nëse nuk i merr firmat në konsideratë si do të veproni?

Gjata: Do ishte gabim i madh nga zoti Basha. Është parti historike… Gjatë këtyre 30 vite PD ka bërë histori, nuk mund të kalohet në heshtje, po nuk u përballe je i humbur. Mund të thuash nuk i marr parasysh ato firma…por ato sot janë. Ka edhe një datë tjetër përtej kësaj. Kur të shkosh në zgjedhje me çfarë do të shkosh pa bazën. Çfarë mund të marrë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb