Në përfundim të ndeshjes së humbur me shifrat 3-0 kundër Kosovës, portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk është kursyer me kritikat ndaj shokëve të skuadrës.

Sot kapiten, por çfarë ndjesie merr nga kjo humbje?

Mënyra e qasjes së ndeshjes ishte për tu pyetur, pasi bëmë një ndeshje ku filluam shumë dobët. I lejuam shumë Kosovës të organizohet. Bëmë disa gabime dhe me kundërsulme na rrezikuan. Nuk më pëlqeu qasja e ekipit, si u kundërpërgjigj. Dy mesfushorët e krahut ishin jashtë loje. E kishim të vështirë të kontrollojmë mesin e fushës, Kosova e kontrolloi aty, ku bëri dhe diferencën.

Ku mund të ndryshoi ekipi për një shkundje?

Jemi në një fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë të hyjmë në lojë. Kur kemi mungesa në ekip, kjo vërehet. Edhe sot u duk. Duhet të jemi më seriozisht në lojë, edhe pse është miqësore. Kur pëson një apo dy gola, e humb edhe ndeshjen. Kjo gjë ndodh edhe në të ardhmen pastaj.

Sjellja jo e mirë në fushë e ekipit sot…

Faji është i të gjithëve, që nuk kemi luajtur në mënyrën e duhur. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet t’i jepet kohë të përshtaten në ekip. Dita e sotme një mësim për ne. Që nga ndeshja e ardhshme duhet të kemi paraqitje të mira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb