TIRANE- I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, gazetari dhe analisti Mentor Nazarko ka folur për kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 2’ si dhe rolin e LSI dhe PD në opozitë.

Nazarko komentoi edhe marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës për të cilën tha se kreu i PD nuk është tërhequr nga marrëveshja.

Ai tha se Basha është para dilemave të mëdha dhe afër tij gjendet dhe ish- kryeministri Sali Berisha që e sheh LSI si fondamentale që PD të kthehet në pushtet.

“Deri tani Basha në presionin e kritikeve të vet ka dhënë kuptimin se edhe mund të tërhiqet nga marrëveshja me Ramën. Por deri tani ai nuk është tërhequr plotësisht, pasi ka arsyet e veta, siç është mosndryshimi i kodit zgjedhor. Basha gjendet para dilemave të mëdha. Afër tij gjendet Sali Berisha që e sheh LSI si fondamnetale që PD të kthehet në pushtet. Sot LSI ka një makineri elektorale perfekte, madje më të madhe se PS. LSI ka një situatë hermafrodite. Pra Metën president që kërkon të ketë qetësi politike dhe Kryemadhin në krye të partisë”- tha Nazarko.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: