TIRANE – Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia vijon të publikojë në faqen e tij në “Facebook” detaje të mbrëmjes mes 11 dhe 12 shtatorit, kur u qëllua për vdekje Azem Hajdari, në afërsi të selisë së PD-së.
Sipas Haxhisë, Berisha e dinte shumë mirë që Haklaj do ta vriste Azem Hajdarin dhe e urdhëroi atë që ti dilte përpara.

“Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tirane që me 11 shtator dhe me stacionimi e tyre pranë PD që ne momentin e pare. Ai i alarmuar thërret në zyrën e tij, Hajdarin i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do kompromentonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisede e dëgjuar vetëm nga Linda İhsani më vonë e vdekur në mënyrë të ”papritur ” si shumë të tjerë afër Berishës ) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjelle vete aty, pra Haklajt.”- shkruan Izet Haxhia.

STATUSI I PLOTE I IZET HAXHISË NE FB
Të merremi pak me atë çfare ndodhi në naten e 11 dhe 12 shtatorit. Pas nje takimi që bera me Fatmirin ku ishte edhe Halili, Jaho, Elez haklaj dhe dy persona të tjere tek nje hotel në linze, pa mbaruar kafen akoma pas nje telefonate qe i vjen Halilit ,Fatmiri thote se duhet të largohemi se do të takojme nje person në Tirane. Nga vete menyra urgjente e largimit, tregonte si kishim të benım me nje person të rendesishem që do takonin. Nuk mund te them se kush ishte ky person, por logjika të thote se eshte personi që u dorzoi kasten e bisedes se klosit me De villers në Paris. Por prania e Halilit i cili dinte shume mire gjuhen franceze (pasi kishte ndenjur per rreth pese vjet në belgjike ) tregon se halili do të bente zbardhjen e kesaj kasete në frengjisht. E lame të takoheshim po até nate per të pire kafen e lene pergjysem por nuk u takuam. Erdhen të nesermen në mengjes heret tek shtepia ku banoja tek Shkolla e kuqe, të pergjumur dhe më thane që ne do nisemi per tropoje. Por mbasdite vjen Jahoja dhe thote që don të takoje Fatmiri sepse nuk kishte ikur pasi i doli nje pune. U takuam tek liqeni, dukej i shqetesuar dhe kishte nje ndjenj padurimi. Ndryshimi i papritur per te qendruar në Tirane tregonte se ata kishin në dore nje informacion të rendesishem dhe stacionimi i tyre i mevonshem në krah të PD, per të takuar nje person të rendesishem per çeshtjen e nje kasete, verteton skenarin tim të kasetes se Klosit me De villers.Po në kampin e berishes çfare ndodhte në keto momente. Berisha pas takimit të azemit me plakun e haklajve në zyren e azemit në PD ishte më teper se i shqetesuar. Ai e dinte armiqsine e azemit ndaj tij, dhe që ai po priste momentin e duhur per ta goditur marshallin e tij të ”dashur ”.Stacionimi i makines me fatmir haklajn në brinje të PD, ishte nje alarm i madh per berishen. Berisha ishte i informuar per ardhjen e fatmirit në Tirane që me 11 shtator dhe me stacionimi e tyre prane PD që ne momentin e pare. Ai i alarmuar therret në zyren e tij ,hajdarin i cili po hezitonte të dilte të takonte fatmirin në até vend që do kompromentonte hajdarin ,ashtu të kompromentuar para syve të berishes. Biseda e nervozuar që ka bere berisha me hajdarin në ato momente (bisede e degjuar vetem nga Linda İhsani më vone e vdekur në menyre të ”papritur ” si shume të tjere afer berishes ) tregon se hajdari eshte urdheruar që të dale e të largoje ata që kishte sjelle vete aty, pra haklajt. Vete nxitimi i hajdarit gjate daljes se tij e tregon kete kercenim. Po perse berisha nuk njoftoi organet shtetore se PD ishte rrethuar nga kriminelet tuaj por perdori hajdarin per t’i larguar ata? Berisha ashtu si dhe klosi ishin të dy në dijeni të skenarit dhe bisedes se klosit me De villers në Paris .Duke ditur temperamentin e fatmirit që nuk pranonte urdhera nga njeri, berisha e dinte që ai do reagonte ndaj hajdarit të trembur nga berisha. Dhe berisha ashtu si kamerat e shikut të instaluara tek zyrat e beqirit ndoqi live, debatin e pastaj vrasjen e azemit nga penxherja e zyres se tij. Por atij per të mbuluar të verteten e nxjerrjes së hajdarit në kete takım vdekjeprures i duhej nje Alibi. Dhe si mjeshter në krijimin e tyre u sajua alibia e nje telefonate per hajdarin nga jashte zyrave të PD ,që e nxori até në até takım. Vete zhdukja e telefonit mobil te hajdarit eshte në funksion të kesaj alibie. Berisha per ta bere të besueshme kete alibi të tel. therret keshilltarin e azemit, Fisnik Sinen dhe i thote që duhet të thuash që ke marre nje telefonate në zyren e azemit se ka nje makine autobombe prane PD, gje të cilen e pohon edhe vete Fisniku në bisedat private. Por nje telefonate e tille nuk ka egzistuar kurre. Po të zbardheshin tabulatat e telefonatave që Jane bere në telefonin e azemit në zyre, apo në até mobil do të dilte alibia e tyre e sajuar per telefonaten ,por Kjo as që u kerkua, as që u be nga grupi hetimor i udhezuar nga berisha e klosi. Ne nje prononcim të tij ,koka e sherbimit intelegjent klosi nuk kishte denjuar të më pergjigjej me fabulen e tij të njohur se nuk i pergjigjem nje roje që pretendon se din më shume se shefi i tij. Ne radhe te pare ti kujton se më ofendon duke më quajtur roje, por ”harron ‘që une jam nje roje qe din shume per ty dhe ish -shefin e tij. Une as që mund të pretendoj që mund të di më shume se ti apo ish shefi im, sepse ju dini shume të fshehta të perbashkta per njeri tjetrin që nuk keni per ti thene kurre, sepse ju fundosin të dyve në tradhetine tuaj. Po të kujtoj se çfare ka thene Sofokli Lazri në nje interviste të fundit para vdekjes në nje krahasim që i bente berishes me enverin. Ai thote se perse berisha ishte i sukseshem ne eleminim e kundershtareve ashtu si Enveri, sepse ishte nje hap para tyre gjithmone në informacion që ti e din mire se nga i vinte. Eshte e njejta qender antishqiptare që të vinte edhe ty informacioni që kalon nga kanalı beograd -paris. Edhe per kete do thuash që ja fut kot ky roja. .Do merrem prape me ty e kanalet tua të tradhetise 007 fatos klosi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb