TIRANE- Duke iu referuar “doganierit dixhital” ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një denoncim për vjedhjet në Dogana, kur ky institucion drejtohej nga Elisa Spiropali.

“Doganieri dixhital denoncon:
-Vjedhjet e mëdha të Spiropalit në dogana, vërtetuar nga
-dokumenta të ardhura nga dogana greke
-Doganat e Fierit dhe Tiranës sipas tij kanë qenë epiqendër e këtyre vjedhjeve! sb
“Përshendetje Doktor Berisha.
Abuzimet e drejtorëve të Ramës po dalin mbi ujë. Javët e fundit nga Greqia ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave informacion mbi abuzimin e bërë në doganat shqiptare në kohën kur drejtonte Elisa Spiropali. Informacioni i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës vërteton abuzimin e bërë në dogana në vlera prej qindra mijëra e miliona eurosh. Ashtu siç ju keni konstatuar dy vite më parë njerëz të lidhur me Spiropalin në bashkëpunim dhe me bashkëshortin e saj, kanë krijuar kanale për kalim të mallit kontrabandë. Siç del nga informacioni i doganës greke dy kanë qenë doganat ku është abuzuar më shumë Fieri dhe Tirana. Në të dy këto dogana u instaluan si përgjegjësa FRESH-istë, të cilët zbatonin porositë e marra nga Spiropali ose persona të punësuar prej saj në poste kyçe. Persona anonime që bashkëpunonin me ta kryesisht fierakë, hapën nipte shëtitese dhe fusnin mallra kontrabandë. Me qëllim realizimin e kësaj veprimtarie kriminal, sallës së monitorimit i jepeshin porosi për të mos ushtruar kontroll mbi mjetet të cilat kishin si ngarkesë mallra kontrabande që klasifikoheshin komplet ndryshe nga ato të deklaruara në dokumentacion.
Këtë veprimtari kriminale e pranojnë dhe doganierë që të vendosur para presionit të drejtuesve kanë lejuar që kamionët të kalojnë pa kontroll, por tashmë do të penalizohen për moskryerje të detyrës. Presioni mbi doganierët ka qenë i jashtëzakonshëm dhe në ndonjë rast kur ata tentonin të kryenin si duhet detyrën, largoheshin nga puna siç është rasti i largimit të një drejtuesi në doganën e Kapshticës që u bë i ” bezdishem” me kontrollet e tij. Nga dogana greke pritet që të vijë informacion dhe për raste të tjera shkeljesh të kryera në kohën e Spiropalit”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Spiropalit, e cila po përmes një postimi në “Facebook”, thotë se kur u emërua në krye të Doganave, e gjeti institucionin në një gjendje të mjerueshme.

Sakaq, Spiropali duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha, i thotë që të mos merret me “spiunin dixhital”, por me “gjëra të fisme”.

“I dashur Doktor, Sot “New York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.
Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.
Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitiv. Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.
Nëse ekziston, bëji të fala doganierit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur. ✌”, shkruan Elisa Spiropali.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: