TIRANE – Pas vizitës së Ramës në zonën e goditur më rëndë nga përmbytjet, në Novoselë, reagoi edhe ish-kryeministri Berisha në “Facebook”. Ai shkruan se Ramën e detyroi Fatos Nano të shkonte. “Prej disa ditësh banorët e Novoselës, Fierit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Gramshit e Elbasanit, përballen me përmbytje të papara në dekada, zbardhin natën në terror në tarracat e shtëpive të tyre, me kate të para të përmbytura, pa bukë dhe ilaçe. Edi Rama, qeveria dhe pushtetarët kryesorë zhgërryhen në orgjitë e uikendit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Forcat e emergjencës civile, policitë e këtyre qarqeve, janë lënë thuajse të braktisura. U desh reagimi i Fatos Nanos për qëndrimin indiferent dhe absurd të Edi Ramës, që ky i fundit të niset për të vizituar vetëm pas 72 orëve njërën nga zonat më të kërcënuara nga lumi Vjosa, Novoselën”, – shkruan Berisha.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb