TIRANË- Në media qarkullon prej kohësh emri i një ministri të kabinetit qeveritar Rama, për historitë e tij rozë dhe këtë e ka shfrytëzuar sot ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e Kuvendit.

Gjatë diskutimeve të tij ai tha ndër të tjera se:, “A e dini ju që në ministrinë tuaj bëhet mbledhje dhe thuhet mos flisni për historinë rozë të ministrit”.

Gjatë kësaj kohe kamerat kapën vështrimin e tij duke parë nga ministri i një prej ministrive kryesore të vendit. Por mbetet në vullnetin e Berishës nëse do apo jo ta bëjë publik emrin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb