TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për protestën që zhvilloi sot opozita. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha flet për pjesëmarrje masive, që sipas tij futi kryeministrin dhe mazhorancën në tunele.
“Pjesemarrje masive ne protesten qe futi Ramen dhe mazhorancen ne tunele dhe bunkere! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga protesta e stome.
Kujtojmë se përfaqësues të PD-së dhe LSI-së, së bashku me shumë qytetarë iu bashkuan protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, e më pas iu drejtuan Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa brohërisnin ‘Rama ik’. Në këtë tubim nuk munguan as konfrontimet mes protestuesve dhe policisë.
(ed.me/BalkanWeb)