Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “foltorja” është një thirrje e fuqishme për protestë.

Ai ka thënë gjatë takimit “online” me demokratët shqiptarë në SHBA, se do të angazhohen që të zhvillohen protesta, deri në rivendosjen e votës së lirë për qytetarët.

“Edhe foltorja është një thirrje e fuqishme për protesta. Në çdo foltore ku shkoj, i rikujtoj shqiptarëve një thënie, bashkatdhetarët e mi, po votojnë me këmbët e tyre, nëse nuk votojmë me këmbët tona ju garantojmë se nuk do të votojmë dot në duart tona. Po angazhohemi në protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim, të hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët e vendeve të lira. Ky do të jetë objektivi kryesor i tyre”, tha ish-kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: