Ish kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Ndërsa ironizon operacionin “Forca e Ligjit” duke e quajtur “Forca e krimit” Berisha shkruan se pas krimit maskat u larguan për në mbledhjen e organizatës Rilindja.

“Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder! Maskat ekzekutojne ne mes te tregut te qytetit nje biznismen dhe plagosin rende nje tjeter . Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov.” -shkruan Berisha.

Fatos Verracaku mbeti sot i vrarë në një atentat me armë zjarri në mes të qytetit në Shkodër, ndërsa miku i tij, Fatmir Mehaj mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb