Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha gënjeu për vizat, pasi sistemi i vizave ekziston ende për Shqipërinë.

Balla theksoi se përkundër dëshirës së Berishës, Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet për në BE, brenda presidencës gjermane.

“Berisha gënjeu për vizat. Kjo është sipas shprehjes “hedh budallai një gur në lumë dhe 1 000 të mençur merren me këtë punë”. Jemi krenarë që sot jemi në moment historik të rrugës europiane.

Në kuadër të presidencës gjermane, jam i sigurt se Shqipëria e Maqedonia e Veriut do t’i fillojnë bisedimet e ne do të kemi edhe Konferencën e Parë Ndër-qeveritare, qoftë me Tiranën, qoftë me Shkupin. Baba Likja e ka marrë rrugën, LSI do të ikë për skrap, siç thoshte Luli”, u shpreh Balla.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb