Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar gjithë socialistët për Kongresin duke theksuar se aty po zhvillohet një Kongres pa garë me kryetar të pazgjedhshëm. Berisha shkruan në faqen e tij në facebook se Rama e ka rikthyer Partinë Socialiste në kohërat më të zeza të historisë.

STATUSI I BERISHËS
Gëzuar Kongresin pa garë! Kongresin e kryetarit tuaj të pazgjedhshëm, kryetarit tuaj të përjetshëm. Amin! Të dashur miq, sot u mblodh Kongresi i partisë se Edi Ramës dhe sivllaut të tij shpirtëror Koço Kokëdhima. Ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni Edi Rama ka rikthyer në pushtet bijtë e etërve mizor, bllokmenëve hoxhist.

Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë Socialiste në partinë e mafies dhe krimit të organizuar, ku sipas ligjit të mafies, kryekumbara vendos për gjithçka. Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë Socialiste në Partinë Kanabiste të Kokëdhimës.

Kongresi mblidhet pasi Edvin Kristaq Rama riktheu Partinë Socialiste në kohërat më të zeza të historisë së saj, kohërat hoxhiste, me kryetar të pazgjedhshëm dhe kryetar të përjetshëm, por që kësaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama, që shpall veten të pazgjedhshëm dhe të përjetshëm!

Kështu që urimi i vetëm që të vjen vetvetiu për kongresmenët e mbushur plot kusarë, vrasës, trafikantë droge, prostitucioni, pengmarrës dhe hajdutë ordinerë është: Gëzuar Kongresin pa garë, kongresin e kryetarit tuaj të pazgjedhshëm, kryetarit tuaj të përjetshëm, Amin!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: