TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar publikisht, arrestimin e një qytetari nga Lezha, Kol Gegës, i cili katër ditë më parë njoftoi në Polici se persona me uniforma blu i kishin vjedhur 10 milionë lekë dhe 2 mijë euro në shtëpi.

Por, Berisha e ka konsideruar arrestimin e tij si “hakmarrje primitive edviniane”, që ka ardhur pas akuzave ndaj uniformave blu, ndaj ka sjellë edhe një variant tjetër të ngjarjes.

Sipas tij” Policia arreston dhe mban në burg Kol Gegën, pasi denoncoi se policë me uniformë dhe me makinë policie, pasi bënë kontrollin në banesë, i vodhën 13 milionë lekë. Shkaku i arrestimit është se po rindërtonte shtëpinë pa dokumenta të rregullta.

Kësaj i thonë ankohu po deshe kur të vjedhim, se ta bëjmë dhe më zi. Ky është shteti i policit, që ka zëvendësuar shtetin e ligjit,” – përfundon ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb