Analisti Arjan Vasjari e ka konsideruar të drejtë por të pamoralshme betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla Vasjari tha se  vendimi i SHBA-ve që e ka konsideruar të padrejtë, e ka rifaktorizuar sërish Berishën. Sipas tij lufta ndaj Berishës duhet të jetë në shinat e drejtësisë.

“Ka një gjë të vërtetë. Berisha po bën një betejë të drejtë por të pamoralshme.  Sali Berisha ka heshtur për 8 vitë në dështimet e Lulzim Bashës. Për këtë arsye ështe pamorlashme.  Duhet të shkojmë tek shkaku. Kush e rifaktorizoi Berishën? Berishën e rifaktorizoi një vendim i SHBA-ve që është një vendim i padrejtë. Pothuajse të gjithë personat që SHBA ka shpallur non-grata ose kanë qenë nën hetim, ose të arrestuar. Mua si qytetar kjo më stonon. Debati që është provokuar lidhet me një fenomen që po përballemi për herë të parë. Probleme të vullnetit. Pushteti mund të delegohet por kurrë vullneti. Ambasadorja Kim po imponon vullnetin e saj duke thënë se ky zotëria këtu nuk duhet të jetë në parlament. Ajo po hyn në konflikt me një nga parimet e demokracisë. Dua që lufta ndaj Berishës të jetë në shinat e drejtësisë. Berisha-Basha është problem dytësor. Mua nuk më intereson fati i Bashës dhe Berishës. Por nëse Basha del dhe sfidon demokracinë me metodat staliniste duke thënë se nuk do të mbledhë kuvend. A duhet që në çështje të vullnetit duhet të vendosim ne apo do të presim?”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: