Ish-kryeministri Sali Berisha në intervistën e tij në emisionin “Opinion”, ka treguar një histori të viteve të para të demokracisë, ku tha se Edi Rama gjatë viteve 92’ deri në 96’ është përgjuar nga shërbimet. Ndër të tjera ish-kryeministri shtoi se sipas shërbimeve Rama u rekrutua nga diplomatja greke, por shtoi nuk mund ta quante një agjent grek.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës është e lidhur me një greke. S’do ta thoja këtu, po…ka qenë një diplomate Blendi, e njeh edhe ti. Shërbimet tona e ndiqnin Ramës dhe diplomaten, sepse u trash miqësia. Nuk ndiqej për gazetar apo autor, po për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi ajo Ramën, apo Rama atë, nuk e di, por në Paris ikën bashkë. Shërbimet informonin për problemet me vizat, me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Se cila ishte lidhja, erotike, apo pune, nuk mund ta them. Nëse do të ishte lidhje erotike, unë nuk merresha me të. Fakti është se ai u zhduk bashkë me të në Paris.”, ishte kjo deklarata e Berishës në Opinion.

Ndërkohë më tej shtoi: “As që mund të mungonte ky, por problemi është se dilte çështja e shtijes së vizave, dilnin gjëra të tmerrshme aty. Nuk po them se ishte agjent grek, se e rekrutoi ai apo ajo, nuk mund ta them. Po të pyesje shërbimin, shërbimi thotë se ajo e rekrutoi, por unë nuk po e them. Pse skam folur deri sot, sepse deri tani ka qenë i klasifikuar. Tani është deklasifikuar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb