Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur para Universitetit të Arteve për të kryer homazhe për kompozitorin e madh shqiptar, Avni Mula që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

Berisha në një prononcim për mediat tha se Avni Mula do të jetë përgjithmonë pasi la një krijimtari të pavdekshme.

Ai thotë se gjithashtu Avni Mula la një divë të vërtetë të këngës dhe operës, vajzën e tij Inva Mulën.

”Erdha të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen e thellë para një kolosi të këngës, të muzikës, të kulturës shqiptare. Avni Mulës. Avni Mula le një krijimtari në të cilën ai do jetojë gjithmonë, por le dhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, të këngës Inva Mulën. Edhe njëherë respekt të madh për veprën e pavdekshme të muzikës e kulturës shqiptare.”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb