Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është drejtuar me një festë strukturave të PD për t’i drejtuar disa pyetje Lulzim Bashës.

Berisha thotë se Basha duhet që të arsyetojë si vetë ai për vendimin që ka marrë për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Ai thekson se kryetari i PD ka gjetur modelin për të thirrur Kryesitë në Tiranë dhe nuk u jep shpjegim demokratëve.

 

 

‘’Një demokrate në një letër të hapur që më dërgon i thotë Bashës, o zotëri kjo Amerika jote e vendimeve pa vota, pa forume, pa anëtarësi, është Kina. Ti pretendon se kjo është Amerika, ti je prokinez.

Këtë tubim sipas ish-kryetarit ai e quan antiamerikan. Dhe këto tubime, këto debate shpëtimtare për PD, demokracinë shqiptare qenkan antiamerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij. Tani unë e kam një eksperiencë të gjatë. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë.

Sali, tani me të vërtetë kjo administratë ka marrë këto vendime, a fitojmë ne? Unë them se po, por po, por ne kurrë nuk fitojmë nëse s’jemi parti sovrane. Ta keni të qartë këtë. Ne ngrihemi në këmbë dhe unë ju jap fjalën e nderit se fakti i parë, prova e parë që të dalë faktuar korrupsioni i Berishës dhe fëmijëve, merr çdo masë kundër vetes së tij, por është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave e presioneve të kujtdo.

Edhe një gjë tjetër, ne kemi 30 vjet sot si parti, ne kemi tiparet tona, i kemi. Parti e vlerave, qendrës së djathtë, lirive të drejtave njerëzore. Kemi partner tonin si parti, partinë republikane të SHBA. Që në fillim, frymëzuesi im ishte Ronald Reagan.

Sepse ai në një kohë kur gjithë bota punonte për pajtim mes kampeve. Kështu që ne hymë në një kohë kur s’dinim çjanë. Kur themeluam partinë, e dinim ç’ishte partia komuniste, por të tjerat jo. Morëm statutin me fax. Çfarë thonë republikanët?

A mund të pranoj një dënim politik? Kurrën e kurrës. A duhet të pranojë PD dënimet politike? Kurrë nuk mund ti pranojë ato nga kushdo qofshin.

Të rikthehemi si do ja nxjerrim për hundësh Ramës votat që vodhi e fitoret që grabiti. Si? Kjo është çështja e gjithë çështjeve. Imponoi pengut të tij, në Shqipëri hyn në histori për pabesi, por fitim nuk merr.

Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen, a jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju antiamerikanë apo është kryetar një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore.

Pse nuk vjen kreytari tek ju? Të arsyetojë si mua. Ka gjetur modelin i thërret kryesitë në Tiranë, po shko nëpër rrethe. Demokratët duhet t’u japësh shpjegim.

Ai ndaj dhe ju ftoj të bëhemi misionarë. Se sot është mision absolutisht si në ’91, të ngremë opozitën shqiptare fuqishëm, e goditur rëndë nga pengmarrjet, pabesitë e të tjerat, të pamerituara. Të shkojmë sigurtë drejt fitores, në rrugën  tonë.’’- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb