TIRANË- Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas publikimit të fotos së tij me një personazh ish-të dënuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në “Facebook”, Pjerin Ndreu e fton Berishën të bëjnë vetting për darkat duke i përmendur darkat e tij, për të cilat thotë se do habitej jo vetëm Tropoja por dhe Beogradi.

Ndreu i kujton Berishës së është malësor dhe thotë se në shtëpinë e tjetrit nuk i zgjedh të ftuarit, duke justifikuar kështu foton me ish-të dënuarin për trafik droge.

STATUSI I PJERIN NDREUT
Doktor hajde bëjmë Veting për darkat por kam frikë se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit! Meqë je edhe malësor por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!

Pjerin Ndreu 1
Pjerin Ndreu 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb